Parlamenti Evropian diskuton sot për Kosovën

Bruksel, 7 korrik 2010 (MIA) - Në Parlamentin Evropian sot zhvillohet një debat midis deputetëve dhe përfaqësueses së lartë të BE së Ketrin Eshton për Kosovën dhe Shqipërinë.

Për të dy vendet do të votohet më 8 korrik nga një rezolutë. Në projektrezolutën për Kosovën theksohet se vendet e BE së duhet të shtojnë kontaktet me Kosovën. Parlamentarët evropianë "mirëpresin njohjen nga të gjitha vendet e BE së të pavarësisë së Kosovës".

Projektrezoluta është përgatitur nga Komisioni i Politikës së Jashtme. Nikolaos Kuntis, nga e Majta e Bashkuar Evropiane, ka marrë pjesë në përgatitjen e projektrezolutës për Shqipërinë.

Ai deklaroi për "Deutsche Wellen" se "Rezoluta është përpiluar në konsensus me të gjitha grupet politike të Parlamentit Evropian". "Mendimi im është se ne duhet të ndihmojmë shqiptarët të vazhdojnë të hedhin hapat e duhur në drejtim të demokracisë për t`iu afruar sa më shumë Bashkimit Evropian", tha Kuntis dhe shtoi se janë dakord me liberalizimin e vizave, i cili duhet të bëhet sa më shpejt të jetë i mundur.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail