Pacolli edhe zyrtarisht president i Kosovës

Prishtinë, 24 shkurt 2011 (MIA) - Në kabinetin e Presidentit të Republikës së Kosovës, sot është zhvilluar ceremonia e dorëzim-pranimit të detyrës nga ish-Ushtruesi i Detyrës së Presidentit, Jakup Krasniqi, te presidenti i sapozgjedhur i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli.

Në takim, Krasniqi i uroi presidentit Pacolli detyrën dhe sukses në kryerjen e saj . Ndërsa, Pacolli tha se me Krasniqin, si kryetar i Kuvendit, do të ketë bashkëpunim të vazhdueshëm, në interes të ndërtimit të një shteti të sinqertë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

"Sot ishte një fillim shumë i mirë, i mbarë i ditës së punës. Me Krasniqin, kryetarin e Kuvendit të Kosovës, do të vazhdojmë të bashkëpunojmë në të ardhmen", u shpreh presidenti Pacolli.

"Kuvendi i Kosovës, me votat e veta, i ka dhënë besimin Pacollit për të qenë president i Kosovës dhe unë jam sot këtu për t'ia uruar detyrën. Pushtetet janë të ndara dhe ne do t'i kryejmë detyrat tamam ashtu siç e jep Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe ligjet me të cilat punojnë dy institucionet", theksoi kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail