
Bagdad, 17 qershor (MIA) - Së paku 51 persona kanë humbur jetën, ndërsa 75 janë plagosur sot në shpërthimin e një auto-bombe në stacionin e autobusëve në pjesën veriore të Bagdadit, njofton AFP-ja duke iu referuar burimeve të sigurta.
Siç transmeton MIA, sulmi ka ndodhur në lagjen Al Huriah, ku shumica e popullatës janë shiitë.
Shpërthimi ka ndodhur disa orë pasi që bomba e vendosur në motoçikletë ka shpërthyer në pikën e kontrollit në Bagdadin verior, me ç'rast humbën jetën katër pjesëtarë të një grupi që lufton kundër militantëve të Al Kaedës.
Ky sulm ka ndodhur në pikën e kontrollit në lagjen Al Sulek, kumtuan burime të sigurta.
Katër anëtarë të tjerë të grupit janë plagosur, së bashku me dy civilë të tjerë.