
Gazë, 8 janar (MIA) - Forcat e armatës izraelite kanë gjuajtur mbi një kamion, të ngarkuar me ndihmë humanitare për në Gazë dhe e kanë vrarë shoferin e kamionit, transmetuan agjencitë botërore.
Zëdhënësi i KB-së Adnan Abu Hasna deklaroi se kjo ka ndodhur në kohën e armëpushimit, të shpallur nga Izraeli.
Ai nënvizoi se KB-ja i koordinon me Izraelin dërgesat me ndihma kurse kamioni e ka pasur flamurin edhe shenjën e organizatës botërore.
Armata izraelite kumtoi se është duke e hetuar rastin.
Gjuajta mbi kamionin e KB-së me siguri në mënyrë plotësuese do t'i ashpërsojë marrëdhëniet mes Izraelit dhe organizatës botërore. Në një sulm paraprak izraelit mbi një shkollë të menaxhuar nga KB-ja, këtë javë u vranë mbi 30 persona.