Teatri i Tetovës me shpërblim për regji më të mirë në Festivalin në Preshevë

Tetovë, 22 dhjetor (MIA) - Në fund të vitit Teatri i Tetovës u dekorua edhe me një shpërblim. Në Festivalin ndërkombëtar për dramë humoristike në Preshevë, Teatri i Tetovës mori pjesë me shfaqen "Hamleti në teatrin tonë" dhe fitoi shpërblim për regji më të mirë.

Drejtori i teatrit, Artan Skenderi ka shprehur kënaqësi nga pjesëmarrja në festival, duke theksuar se suksesi i realizuar është prodhim i punës së mundimshme i gjithë ekipit dhe profesionaliteti i aktorëve.

Krahas festivalit ndërkombëtar në Preshevë, Teatri i Tetovës këtë vit ka marrë pjesë edhe në festivale të ndryshme në vend dhe jashtë vendit. Pjesëmarrësit shpresojnë se me tempo të tillë do të vazhdojnë të punojnë edhe vitin e ardhshëm.

Aktori Muzafer Edrini thotë se çdo herë mund të arrihen rezultate më të mira dhe se për të realizuar shfaqe të suksesshme, me rëndësi është stimuli në punë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail