MASH përcaktoi rregulla për ekskursionet në shkollat fillore

Shkup, 7 nëntor 2010 (MIA) - Minsitria e Arsimit dhe Shkencës përpiloi Rregullore për mënyrën e zbatimit të ekskursioneve të nxënësve dhe aktiviteteve të tjera të lira nga shkollat fillore. Me zbatimin e tij do të përmirësohet cilësia i aktiviteteve jashta shkollore për siguri më të madhe të nxënësve, vlerësoi sot në konferencë shtypi ministri i Arsimit dhe Shkencës Nikolla Todorov.

Rregullorja, me të cilën është konfirmuar edhe procedura për zgjdhjen e ofertës për realizimin e aktiviteteve jashtëshkollore, del nga Ligji për arsimin fillor.

Aktivitete të lira të nxënësve janë mësimi në natyrë, kampingjet, ekskursionet, shkollat verore dhe dimërore, pushimi dimëror dhe veror, ndërsa për zbatimin e tyre të drejtë çdo shkollë në bazë të Programit të vet vjetor për punë do të përgatisë Program të veçantë. Këshilli i shkollës i çdo shkolle duhet të formojë ekip të veçantë profesional i përbërë nga drejtori i shkollës, udhëheqësi i ekskursionit, kujdestarët klasorë ose arsimtarët e tjerë të cilët realizojnë mësm në shkollë në afat prej një viti.

Todorov njoftoi se mendim për çdo program për ekskursione japin këshilli i prindërve në shkollë, Byroja për zhvillimin e arsimit dhe Këshilli komunal, së paku 60 ditë para zbatimit.

"Ekskursionet do të bëhen në një rajon tjetër gjeografik nga vendbanimi i nxënësve edhe atë në lokalitete veç më të caktuara. Kështu për shembull nga rajoni i Shkupit do ta vizitojnë rajonin gjeografik në Maqedoninë Lindore ose Maqedoninë Perëndimore dhe anasjelltas. Nëse një herë nxënësit kanë vizituar ndonjë lokalitet të caktuar ose rajon herën tjetër duhet të organizohet ekskursion në lokalitet tjetër. Gjithashtu shkolla dy herë në vit organizon ekskursione njëditore në afërsi", tha ministri i Arsimit.

Sipas Rregullores, shkolla do ta bëjë zgjedhjen e subjektit juridik i cili do ta organizojë ekskursionin përmes procedurës për grumbullimin e ofertave për organizimin e ekskursioneve dhe aktiviteteve të tjera të lira me publikim në shpallje së paku në dy publikime. Kriter për ndarjen e Marrëveshjes për realizimin e ekskursionit është çmimi më i ulët. Ofruesit duhet të jenë të regjistruar në bazë të rregullave pozitive në shtet për kryerjen e veprimtarisë përkatëse turistike, të kenë realizuar me sukses së paku tre ekskursione shkollore në tre vitet e fundit dhe t'i plotësojnë kushtet për transportin e grupeve të fëmijëve në pajtim me Ligjin për siguri në qarkullimin e rrugëve dhe Rregullores për kërkesat e veçanta teknike të automjeteve me të cilat transportohen fëmijët.

Ministri Todorov sqaroi se gjatë aktiviteteve të lira shkollore detyrimisht duhet të ketë mjek, i cili do të kujdeset për shëndetin e nxënësve. Kujdestarët klasorë duhet të marrin të dhëna për gjendjen shëndetësore të nxënësve dhe këto të dhëna do të mbahen fshehtësi me çka do të parandalohej keqpërdorim i mundshëm, ndërsa për to e njoftojnë mjekun i cili është pjesë e ekipit të ekskurzionit.

Udhëheqësi i ekskurzionit detyrohet menjëherë ta njoftojë familjen e fëmisë së sëmurë për ndryshimin e gjendjes, ndërsa më pas të organizojë transport deri tek vendi i jetesës së nxënësit.

Një ditë para realizimit të udhëtimit, drejtori i transportuesit duhet të marrë dëshmi për rregullim teknik të automjetit dhe procesverbal për kontrollin e bërë. Shoferi i autobusit duhet të posedojë vërtetim mjekësor jo më të vjetër se gjashtë muaj dhe dëshmi nga personi përgjegjës i transportuesit se nuk ka vozitur 12 orë para nisjes.

Sipas Rregullores, drejtori i shkollës nuk do ta miratojë udhëtimin nëse nuk plotësohen kriteret e theksuara teknike për rregullsi. Pas ekskursioneve dhe aktiviteteve të tjera të lira,më së voni në afat prej tre ditësh, ekipi profesional dorëzon raport me vlerësim për realizimin dhe kualitetin e shërbimeve të dhëna, me të cilin kujdestarët klasorë i njoftojnë prindërit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail