Nuk ka më dilema rreth pikës G, ajo ekziston – mjekët e kanë vërejtur me ndihmën e rezonancës magnetike, mirëpo ekzistojnë disa dyshime se sa kënaqësi mund të ofrojë.
Ja si ta shfrytëzojmë maksimalisht potencialin e saj.
Prekje për lumturi
Lëvizja e butë e prekjeve të pikës G, duke i përdorur dy gishta do të stimulojë këtë zonë dhe do të përqendrojnë kujdesin tuaj në gjëra të vërteta.
Provoni vetë, apo edhe më mirë, le t’i vërë dy gishta partneri juaj dhe pastaj le të fillojë lehtësisht të prekë pikën tuaj G, herë me njërin herë me gishtin tjetër, transmeton Telegrafi.
Fshesat e xhamit të veturës
Kaloni me gisht (apo këtë gjë le ta bëjë partneri juaj) nëpër pikën G në mënyrën siç bëjnë fshesat e xhamit të veturës.
Lëvizja me gisht nga njëra anë në anën tjetër do të aktivizojë përfundimet e afërta nervore dhe do të krijojë efektin e shpërthimit të kënaqësisë rreth pikës G.
Më bëj germën “C”
Derisa jeni të shtrirë anash dhe të puthitur me njëri-tjetrin, partneri juaj le ta vërë njërin apo të dy gishtat në vagjinën tuaj dhe butësisht le ta përkëdhelë pikën G. Pas disa minutash le ta vërë ai majën e gishtit të madh mbi apo nën klitorisin tuaj, ashtu që e tërë dora të formojë formën e germës C.
Jepni kurajë që të vazhdojë t’i bëjë masazh klitorisit tuaj dhe njëkohësisht lehtë, pastaj, derisa kënaqësia juaj shtohet, pak më fuqishëm le të shtrëngojë pikën tuaj G.
Gishtat e mëdhenj lart
Uluni në gjunjë në krevat, me gjunjë të hapur lehtësisht dhe me torzo të drejtuar. Partneri juaj le të ulet në gjunjë pas jush dhe le ta vërë njërin gisht apo gishtin e madh të tij, në atë mënyrë që me maja gishtash të prekë pikën tuaj G.
Derisa e prek butësisht dhe e eksiton, thoni le ta përkëdhelë (edhe/ose të puthë majat e sisëve tuaja, kështu që të dy zonat erogjene të fryhen dhe të forcohen nga eksitimi. /Telegrafi/