Erdogan: Pas tentativës për puç në Turqi janë arrestuar 43.000 njerëzAnkara, 19 janar 2017 (MIA) - Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan deklaroi se në kuadër të hetimit për tentativën e pasuksesshme për puç më 15 korrik të vitit të kaluar deri më tani janë arrestuar 43.000 njerëz. "Pas tentativës për grusht shtet në kuadër të operacionit kundër organizatës terroriste Fetullahiste, e cila është e ndërlidhur me klerikun islamik Fetullah Gylen, janë arrestuar 43.000 persona, ndërsa 95.000 janë larguar nga shërbimi shtetëror", theksoi Erdogan. Ai theksoi se spastrimi akoma nuk ka përfunduar dhe do të vazhdojë. Autoritetet turke e akuzojnë klerikun islamik Gylen, i cili jeton në SHBA se është përgjegjës për përpjekjen e puçit në Turqi.
|