Erdogan: Turqia nga mbrojtja kalon në sulmAnkara, 20 janar 2016 (MIA) - "Plumbat u kanë përfunduar, tani është radha jonë" - me këtë titull gazeta turke "Aksham" e citon deklaratën e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan. Erdogan deklaroi se Turqia njëkohësisht zhvillon luftë në disa fronte - kundër terrorizmit, në ekonomi dhe me operacionet ndërkufitare. "Më nuk u kanë mbetur plumba. Tani është radha jonë, kalojmë nga mbrojtja në sulm. Në mënyrë parimore do ta zgjerojmë luftën: kush nuk është me Turqinë, ai është kundër saj", theksoi Erdogan. Deklarata e Erdoganit është tema kryesore mëngjesin e sotëm në gazetën "Vatan". "Nuk do t'i lejojmë askujt që të vijë në vendin tonë dhe të na ngjyrosë me terror, me ekonomi. Ku do që të jetë burimi i kërcënimit, jemi të vendosur që të shkojmë atje dhe t'ia "presim kokën gjarprit", theksoi presidenti turk në takim me përfaqësues të autoriteteve lokale në pallatin presidencial. Gazeta "Jeni shafak" në deklaratën e Erdoganit i kërkon "shifrat e periudhës së re që duhet të fillojë në Turqi. "Nuk kanë mundur ta ndajnë vendin mbi bazë etnike dhe të sekteve. Nuk kanë mundur ta copëtojnë përmes organizatave terroriste. Nuk kanë mundur ta dështojnë përmes ekonomisë. Më nuk u kanë mbetur plumba që të qëllojnë. Tani është radha jonë. Turqia ka ndërprerë me mbrojtjen tani ka kaluar në sulm", i citon gazeta fjalët e presidentit turk.
|