Shimshek: Zgjidhja e krizës siriane pa Asadin momentalisht është jorealeDavos, 20 janar 2016 (MIA) - Turqia vlerëson se zgjidhja e krizës siriane pa presidentin e Sirisë, Bashar al Asad momentalisht është joreale, deklaroi zëvendëskryeministri turk Mehmet Shimshek në kuadër të forumit ekonomik botëror në Davos. "Për vuajtjet e popullit sirian është fajtor Asad, por ne duhet të jemi pragmatik, të mbështetemi në realitet. Situata është ndryshuar në mënyrë radikale, kështu që për shkak të kësaj nuk mund të insistojë për zgjidhjen e krizës siriane pa Asadin. Kjo nuk është reale", theksoi Shimshek. "Konsiderojmë se ne duhet të punojnë me atë që e kemi. Me këtë merren me sukses Rusia, Irani, Turqia dhe SHBA-ja", shtoi zëvendëskryeministri turk. Më 30 dhjetor të vitit 2016 në gjithë territorin e Sirisë ka hyrë në fuqi regjimi i ndërprerjes së veprimeve ushtarake. Drejt marrëveshjes janë kyçur ushtria qeveritare dhe grupe të opozitës së armatosur, me numër me mbi 60.000 njerëz. Garantues të armëpushimit janë Rusia dhe Turqia. Negociatat ndërsiriane janë planifikuar më 23 janar në Astana.
|