Jansen: Trampi do t'ia lërë Ballkanin Putinit

Berlin, 20 janar 2017 (MIA) - Presidenti i ri amerikan Donald Tramp nuk do të shfaqë interes të veçantë ndaj Ballkanit Perëndimor, ndërsa është e mundur edhe tërheqje e plotë e ushtarëve amerikanë nga ky rajon, deklaroi për "Dojçe Vele" politikologu dhe historiani gjerman Zibo Jansen.
I pyetur nëse mund të ndodhë që Trampi t'ia dorëzojë Ballkanin Perëndimor, Putinit, analisti parashikon se Trampi tërësisht do të largohet nga ato tema.
"Ai do të thotë se kjo është çështje evropiane dhe pasi evropianët nuk janë të vetëm (p.sh. shteti i Kosovës nuk është pranuar nga të gjitha vendet e BE-së), sipas mendimit tim, në të ardhmen Rusia atje faktikisht do të ketë rol të madh dhe ndikim të fuqishëm", thotë Jansen.
Eksperti gjerman më tej vlerëson se druajtja e Prishtinës nga ndarja e Kosovës është e arsyeshme.
"Presidenti i Serbisë në mënyrë indirekte iu kërcënua me luftë. Udhëheqësia e Kosovës, për hir të së vërtetës, gjithashtu reagoi në aspekt luftarak", shton Jansen, duke theksuar se shqiptarët e Kosovës e dëshirojnë Kosovën të pandashme dhe të plotë, ndërsa serbët nuk dëshirojnë ta njohin si shtet të pavarur dhe synojnë drejt asaj që ta kthejnë të paktën një pjesë të atij territori, më saktësisht pjesën veriore.
"Nëse SHBA-ja tërhiqet nga ky problem, rreziku nga konflikti do të ishte shumë real", thekson analisti.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail