Plenkoviq: Insistojmë që t'i zgjidhim çështjet kontestuese me fqinjëtSplit, 22 janar 2017 (MIA) - Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq deklaroi se do të insistojë që qeveria e tij të zgjidh çështje që i vështirësojnë raportet me fqinjët. "Do të këmbëngulim që të jemi qeveri, e cila do të zgjidh shumë çështje që i vështirësojnë raportet tona me fqinjët, por do t'i zgjidhim me inteligjencë, qetësi, duke insistuar që të mbështetemi në të gjitha mjetet politike dhe diplomatike që i kemi, duke i mbrojtur fuqimisht interesat e Kroacisë", deklaroi Plenkoviq. "Kjo ka të bëjë edhe me Serbinë", shtoi Plenkoviq, i cili potencoi se të premten në Davos është takuar me kryeministrin e Serbisë Aleksandar Vuçiq. "Zhvillojmë politikë përgjegjëse dhe këtë do ta vazhdojmë. Njëjtë është edhe në raportet me fqinjët tjerë, neve anëtareve mike të BE-së, Hungarisë, Sllovenisë dhe Italisë", tha Plenkoviq. Kryeministri kroat vlerësoi se personat zyrtarë evropianë dhe botërorë e dinë se politika kroate është e orientuar drejt zgjidhjes së qetë të çështjeve të hapura me të gjithë fqinjët.
|