Radev inaugurohet për president të ri bullgar Sofje, 22 janar 2017 (MIA) - Rumen Radev sot u inaugurua për president të ri të Bullgarisë në solemnitet para kishës Aleksandar Nevski në Sofje. Në fjalimin e parë ai premtoi se do të veprojë në dobi të "shoqërisë së bashkuar në emër të demokracisë". Radev theksoi se do të jetë president i të gjithë bullgarëve pa marrë parasysh përkatësinë e tyre partiake ose përkatësinë etnike dhe fetare. Presidenti i ri bullgar tha se me partnerët e shtetit do të punojë në përshpejtimin e integrimit me Evropën, por premtoi edhe luftë për të drejta dhe dinjitet të popullit. Radev është presidenti i pestë i zgjedhur demokratik i Bullgarisë.
|