Për më pak se dy ditë janë konfiskuar mbi 5,3 tonë marihuanë nga ShqipëriaTiranë, 23 janar 2017 (MIA) - Në katër aksione të veçanta, policia italiane, shqiptare, kosovare dhe greke për më pak se dy ditë konfiskuan mbi 5,3 tonë marihuanë nga Shqipëria. Policia italiane në qytetin port Bari konfiskoi 1.350 kilogramë marihuanë dhe arrestoi dy shtetas shqiptarë. Droga nga brigjet shqiptare u transportua me barkë të motorizuar. Patrulla detare policore, Guardia di financa e ka vërejtur barkën, ka filluar ta ndjekë dhe pas disa orëve barka është ndaluar. Sipas policisë, janë arrestuar G.I. (24) dhe B.K. (52). Ndërkohë, policia shqiptare në Tiranë konfiskoi 102 kilogramë marihuanë. Është arrestuar B.C. (42), është arrestuar e mandeuj liruar edhe djali i tij 16-vjeçar, i cili do të mbrohet në liri, përderisa policia po gjurmon pas A.S. (23). Policia konfiskoi edhe tre automobila dhe pesë telefona celular. Dje pasdite, gjithashtu, policia kosovare arrestoi dy shtetas shqiptarë dhe konfiskoi 3.785 kilogramë marihuanë. Droga u konfiskua në fshatin Malishevë, afër Gjilanit, pasi që policia e zbuloi në një automjet gjatë kontrollit. Të shtunën në mbrëmje, në afërsi të qytetit Konicë, 14 kilometra larg kufirit greko-shqiptar, janë konfiskuar mbi 210 kilogramë marihuanë, e zbuluar në automobilin e një shtetasi grek 64-vjeçar. Janë arrestuar edhe dy shtetas shqiptarë të moshës 27 dhe 34 vjeçare, të cilët me automjetin e tyre ishin në rolin paraprijës. Droga deri në linjën kufitare ishte sjellur me kuaj, pas çka është fshehur në një depo të braktisur në periferi të Konicës. Të arrestuarit kanë pranuar se destinacioni i fundit i drogës ishte Athina.
|