Ilir Meta sot merr funksionin president i Shqipërisë

Tiranë, 24 korrik 2017 (MIA) - Në Tiranë sot pasdite do të bëhet inaugurimi i presidentit të ri shqiptar, Ilir Meta.
Betimin, para Kushtetutës së Shqipërisë dhe para kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të vendit, Meta do ta japë në mbledhjen plenare të Parlamentit, të caktuar për në orën 18:00.
Më pas, në orën 19:00, në rezidencën e Presidentit do të organizohet solemnitet i veçantë, ku janë ftuar një numër i madh mysafirësh. Para se t'i drejtohet kombit, meta së pari do të ketë takim të ndarë me paraardhësin e tij, Bujar Nishani, ku edhe zyrtarisht do të bëhet pranim-dorëzimi i detyrës.
Gjatë ceremonisë, Metën do ta shoqërojë vajza e tij nëntëmbëdhjetëvjeçare Bora Meta, jo gruaja Monika Kryemadhi, e cila është lidere e partisë Lëvizja Socialiste për integrim.
Ilir Meta u zgjedh president i Shqipërisë në Parlament, më 28 prill, ndërkaq për të votuan 86 deputetë.
Meta (48) është presidenti i shtatë i Shqipërisë pas rënies së totalitarizmit në vend, kur president ishte zgjehdur Ramiz Alija, (i cili ishte edhe presidenti i fundit komunist). Atë e zëvendësoi Sali Berisha, pas të cilit u zgjedh Rexhep Mejdani, pastaj Alfred Moisiu, Bamir Topi dhe Bujar Nishani.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail