Në Mal të Zi janë konfiskuar rreth 100 kilogramë kanabis

Podgoricë, 12 prill 2018 (MIA) - Policia malazeze dhe shqiptare mbrëmë kanë kryer aksion të përbashkët të koordinuar, i cili rezultoi me gjetjen dhe konfiskimin e rreth 100 kilogramëve kanabis në territor të Malit të Zi dhe privimin nga liria të disa personave, për të cilët ekziston dyshim se kanë marrë pjesë në fshehjen e kanabisit nga Shqipëria në Mal të Zi.
Me kërkimin në terren, në rajonin Bozhaj në rrugën magjistrale, policia ka gjetur në një shkurre të fshehura thasë të zinj, të mbështjellë me celofan të tejdukshme PVC në të cilin është gjendur material për të cilin ekziston dyshim se bëhet fjalë për mariuhanë të tipit skank.
Në afërsi të vendit, në bregun e Liqenit të Shkodrës, policia ka gjetur një varkë, e cila sipas të gjitha gjasave është përdorur për bartjen e kanabisit përmes liqenit nga Shqipëria në Mal të Zi.
Në bazë të këtyre të dhënave, policia nga Shqipëria ka privuar nga liria disa persona, për të cilët supozohet se kanë qenë të përfshirë në veprën penale.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail