KB të gatshme për dërgimin e ndihmës humanitare shtesë në Ballkan për shkak të vërshimeve

Nju-Jork, 21 maj 2014 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Ban Ki-mun iu falënderua vendeve-anëatre të Kombeve të Bashkuara për reagimin e shpejtë ndaj katastrofës së shkaktuar nga vërshimet në Ballkan, duke shtuar se Organizata botërore është e e gatshme për dërgimin e ndihmës plotësuese humanitare, nëse kjo kërkohet prej saj.

Ban shprehi shqetësim për shkak të populaltës së rrezikuar në Serbi, BeH dhe Kroaci, të cilës urgjentisht i nevojiten barëra, ujë i pijshëm dhe artikuj të tjerë themelor.

"Mbi 70.000 njerëz janë evakuuar, ndërsa mbi 50 persona e humbën jetën në BeH, Serbi dhe Kroaci. Mijëra shtëpi mbetën pa ujë dhe energji elektrike, ndërsa drejt tyre mund të arrihet vetëm me barkë", ceket në kumtesën nga kabineti i sekretarit të përgjithshëm të KB-së.

KB dhe partnerët e tyre bashkëpunojnë ngushtë me autoritetet shtetërore, duke i mbështetur përpjekjet e koordinimit dhe vlerësimit të dëmeve, si dhe duke dhënë ndihmë dhe pajisje.

Zëdhënësja e Programit botëror për ushqim i KB-së, Elizabet Birs dje në Gjenevë theksoi se kjo agjenci ka arritur që t'i aktivizojë operacionet e veta në shtetet e goditura ballkanike për më pak se 36 orë prej fillimit të vërshimeve.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail