Greqia sërish hyri në deficit

Athinë, 16 mars 2015 (MIA) - Bilanci pagesor i Qeverisë greke në dy muajt e parë të këtij viti ka deficit prej 684 milion euro, për dallim nga suficiti prej 139 milionë euro të realizuar në muajin janar dhe shkurt të vitit 2014, kumtoi Banka qendrore e Greqisë.

Megjithatë, edhe krahas treguesve të tillë, kryeministri grek Aleksis Cipras i hodhi poshtë spekulimet se vendi përballet me probleme në pagesën e pensioneve dhe rrogave për të punësuarit në sektorin publik.

Në një intervistë, Cipras theksoi se negociatat që Athina i udhëheq me kreditorët e huaj nuk do të reflektojnë ndaj pagesës së pensioneve dhe rrogave.

Cipras erdhi në pushtet me fitoren e Koalicionit të tij të majtë SYRIZA në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 25 janar, me premtime se do të dakordojë masa të reja në programet për ndihmë dhe se do të luftojë për shlyerje të borxhit  shtetëror grek.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail