Takim i fundit i Trampit me Obamën në Shtëpinë e Bardhë Uashington, 20 janar 2017 (MIA) - Donald Tramp dhe bashkëshortja Melania u pritën në Shtëpinë e Bardhë nga presidenti i deritanishëm i SHBA-së, Barak Obama dhe zonja e parë Mishel. Ky është takimi i fundit i Trampit me Obambën, para se të jep betimin si presidenti i 45-të amerikan. Tramp nga Shtëpia e Bardhë do të niset drejt Kapitol Hilit, ku do të jep betimin dhe do të mbajë fjalim. Paraprakisht presidenti i sapozgjedhur amerikan Tramp së bashku me bashkëshorten Melania ishte në kishën "Shën Gjoni", me çka praktikisht filloi solemniteti për inaugurimin e tij presidencial. Tramp në kishë mori pjesë në liturgji së bashku me familjen e tij, zëvendëspresidentin e SHBA-së Majk Pens dhe familjen e tij, anëtarë të kabinetit dhe miq të tij, njoftoi Si-En-En.
|