Përleshje mes demonstruesve dhe policisë në inaugurimin e Donald TrampitUashington, 20 janar 2017 (MIA) - Aktivistë liberalë, të cilët protestojnë për shkak të hyrjes në detyrë të presidentit të sapozgjedhur amerikan Donald Tramp, u përleshën me policinë në Uashongton, pasi tentuan të bllokojnë simpatizantë të tij të cilët arritën në ceremoni. Pritet që rreth 900.000 njerëz të marrin pjesë në Alenë kombëtare, ku Tramp do ta jap betimin. Pjesëmarrësit në protesta, të organizuara nga grupi Disrapt Xhej 20, kanë bërë mur të gjallë te një nga pikat kontrolluese, të cilat çojnë drejt zonës për ndjekjen e ceremonisë.
|