Xhems Matis dhe Xhon Keli janë ministrat e ri të SHBA-së për Mbrojtje dhe Siguri të BrendshmeUashington, 21 janar 2017 (MIA) - Gjeneralët e pensionuar Xhejms Matis dhe Xhon Keli kanë dhënë betimin para nënkryetarit të ri të SHBA-së, Majk Pens si ministra të ardhshëm të Mbrojtjes, respektivisht të Sigurisë së Brendshme. Paraprakisht, Senati amerikan me shumicë votash e miratoi kandidaturën e tyre dhe ata u bënë anëtarë e parë zyrtarë të emëruar të Qeverisë të presidentit Donald Tramp.
|