KB-ja kërkoi 550 milionë dollarë për ndihmë ndaj AfganistanitKabul, 21 janar 2016 (MIA) - Kombet e Bashkuara kërkuan sot ndihmë humanitare në vlerë prej 550 milionë dollarëve për Afganistanin, e cila i nevojitet një të tretës së popullatës në këtë vend. KB-ja konsideron se këtë vit do të nevojitet ndihmë për 9,3 milionë njerëz, që është për 13 për qind më shumë në krahasim me vitin paraprak. Deri në rritje të numrit ka ardhur sepse nga Afganistani njerëzit janë larguar për shkak të përleshjeve mes qeverisë dhe talebanëve, si dhe për shkak të numrit të refugjatëve, të cilat në Afganistan janë kthyer nga Pakistani. Sipas të dhënave të KB-së, më shumë se gjysmë milionë afganë i kanë braktisur shtëpitë e tyre për shkak të konflikteve gjatë vitit të kaluar, ndërsa mbi 600.00 refugjatë janë detyruar të kthehen nga Pakistani dhe Irani.
|