Merkel do të kërkoj kompromis me Trampin që t'i ruajë marrëdhëniet e mira midis BE-së dhe SHBA-së

Berlin, 21 janar 2017 (MIA) - Kancelarja gjermane Angela Merkel sot paralajmëroi se do të përpiqet që të gjejë kompromis me presidentin e ri amerikan lidhur me çështjet siç janë tregtia e lirë dhe buxheti ushtarak.
Sipas mediave gjermane Merkel do të vazhdoj të punojë në ruajtjen e marrëdhënieve të rëndësishme midis Evropës dhe SHBA-së, njofton korrespondenti i MIA-s nga Berlini.
"Tramp i qartësoi bindjet e tij në fjalimin e inaugurimit. Dëshiroj të them dy gjëra lidhur me fjalimin e tij. E para, fuqimisht besoj se më mirë për të gjithë ne është nëse punojmë së bashku në bazë të rregullave, vlerave të përbashkëta dhe aksionit të përbashkët në sistemin ekonomik ndërkombëtar, në sistemin tregtar dhe të japim kontributin tonë në aleancën ushtarake. E dyta, marrëdhëniet transatlantike nuk do të jenë më pak të rëndësishme në vitet para neve nga ajo që ishin viteve të kaluara. edhe unë do të punoj në këtë. Madje edhe kur ekzistojnë mendime të ndryshme, kompromise dhe zgjidhje më së miri mund të gjenden kur këmbejmë ide me respekt", deklaroi kancelarja Merkel një ditë pas hyrjes së Trampit në Shtëpinë e Bardhë.
Marrëdhëniet midis administratës së re në Uashington dhe Berlinit hyrën në fazë kritike pasi javën e kaluar presidenti i SHBA-së përmes intervistët për gazetën "Bild" paralajmëroi dogana për prodhuesit gjermanë të automobilave dhe konfirmoi se me qëllim që ta lëvizë ekonominë amerikane do të bëjë revizion të marrëveshjeve tregtare të cilat i ka nënshkruar SHBA-ja.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail