Ushtarët kanë parandaluar sulm vetëvrasës në BejrutBejrut, 22 janar 2017 (MIA) - Ushtarët libanezë kanë arritur të arrestojnë një sulmues vetëvrasës, i cili ka pasur qëllim që të kryejë sulm në një kafene plot me njerëz në njërën nga pjesët më të frekuentuara të Bejrutit. Burimet e sigurisë thonë se burri në vete ka pasur bombë dhe ka hyrë në kafene në lagjen Hamra në pjesën perëndimore të kryeqytetit të Libanit. Arrestimi është kryer mbrëmë në momentin kur në objekt ka pasur numër të madh njerëzish.
|