Tridhjetë e një milionë shikues përmes tv-ekraneve në SHBA e kanë ndjekur ceremoninë e marrjes së funksionit të TrampitNju-Jork, 22 janar 2017 (MIA) - Tridhjetë e një milionë shikues e kanë ndjekur përmes televizionit ceremoninë zyrtare për marrjen e detyrës të presidentit të ri amerikan Donald Tramp, njoftoi agjencia Nilsen. Kjo shifër është më e madhe nga marrja e dytë e detyrës së Barak Obamës , por më pak krahasuar me të parën. Ceremonia më e shikuar pas viti 1969 është marrja e parë e detyrës së presidentit Ronald Regan në vitin 1981 kur 41,8 milionë shikues e kanë ndjekur ceremoninë përmes tvekraneve. Në "ditën e madhe" më shumë shikues në ceremoni ka pasur En-Bi-Si - 5,8 milionë shikues, pasojnë Ej-Bi-Si - 4,9 dhe Si-Bi-Es me 4,6 milionë shikues. Tek televizionet kabllovike në vend të parë është Foks njuz me 8,43 milionë shikues, ndërsa Si-En-En ka tërhequr 2,46 milionë shikues në ceremoni.
|