262.bmp)
Uashington, 23 janar 2017 (MIA) - Rreth 30 nëpunës, të cilët do të jenë këshilltarë dhe ndihmës të presidentit amerikan Donald Tramp, e dhanë betimin në Shtëpinë e Bardhë.
Tramp u porositi nëpunësve se puna e tyre do të jetë shumë e rëndësishme për vendin.
"Do të bëjë disa punë të mëdha në tetë vitet e ardhshme", theksoi Tramp, duke pritur të rizgjedhet në vitin 2020.
Mes nëpunësve të cilët u betuan, ishin Rajns Pribas, i cili do të jetë shef i kabinetit presidencial, Kelijan Konvej, i cili do të jetë këshilltar më i vjetër, Stiven Banon, i cili do ta kryejë funksionin e udhëheqësit kryesor dhe Shon Spajser, zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë.