Londër, 11 janar 2021 (MIA) – Programet për vaksinim gjatë këtij vit nuk do të sigurojnë imunitet kolektiv nga pandemia globale, vlerësuan ekspertë të shëndetësisë, duke theksuar se arsyet për këtë qëndrojnë kryesisht në qasjen e kufizuar të vaksinave në vendet e varfra, problemet me besimin në bashkësi të caktuara dhe mutacione të mundshme të virusit.
Dejl Fisher, shefi i Rrjetit global për paralajmërim dhe përgjigje ndaj epidemive, i koordinuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, beson se ne nuk do të kthehemi në normalitet së shpejti, transmeton gazeta britanike “Guardian”.
“E e dimë që duhet të fitojmë imunitet kolektiv dhe kjo na duhet në shumicën e vendeve, kështu që kjo nuk do të ndodhë në vitin 2021,” tha ai.
“Ndoshta ekzistojnë disa vende që mund ta arrijnë këtë, por edhe atëherë situata nuk do të jetë normale, veçanërisht në lidhje me kontrollin e kufirit”, shtoi Fisher. ls/sn/