Dita e planetit TokëUashington, 22 prill 2012 (MIA) - Në botë sot me një sërë aktivitetesh ekologjike dhe "veprimeve të gjelbra" shënohet Dita e planetit Tokë.
Rokeri britanik, Dejv Mejson dhe grupet "Çip trik" dhe "Kiking dejzis" janë ndër pjesëmarrësit e koncertit me rastin e Ditës së Tokës në parkun e Qendrës tregtare nacionale në Uashington.
Tema e koncertit është "Ta mobilizojmë Tokën", deklaroi Kejtlin Roxhers nga rrjeti Dita e Tokës.
Organizata u bëri thirrje njerëzve në mbarë botën që të kryejnë një miliardë "veprime të gjelbra". Në koncert do të ketë numërim të anasjelltë deri tek qëllimi.
"Tani arritëm deri rreth 900 veprime të gjelbra", tha Roxhers. Në mesin e veprimeve të ashtuquajtura të gjelbra janë ecja në këmbë deri në punë, mbjellja e drunjve, kyçja në programe arsimore për ruajtjen e mjedisit jetësor.
Në Uashington është planifikuar gjithashtu "Eko fshati" me eksponate dhe demonstrime interaktive për burime ripërtëritëse të energjisë me pjesëmarrje të NASA-s dhe KB-së.
Dhjetëra mijë persona u tubuan në Qendrën tregtare nacionale para dy viteve, për 40-vjetorin e Ditës së parë të Tokës.
Vitin e kaluar në SHBA nuk ishte shënuar Dita për shkak se u përputh me Pashkët, por edhe për shkak të krizës ekonomike.
Dita e Tokës është shënaur për herë të parë më 22 prill të vitit 1970 në SHBA me nismë të senatorit Gejlord Nellson, si demonstratë protestuese nacionale për mbrojtjen e natyrës, ku morën pjesë rreth 20 milionë persona në mbarë vendin.
Në vitin 1990 ndaj aksioneve për Ditën e Tokës u bashkangjitën ekologë nga mbi 140 vende të botës.
|