Salmond: Për dy vjet Skocia do të votojë për pavarësi

Londër, 20 janar 2017 (MIA) - Skocia do të votojë për marrje të pavarësisë për dy vjet për shkak të pozicionit kokëfortë, të cilin e ka marrë kryeministrja britanike Tereza Mej në lidhje me Bregzitin, deklaroi sot ish-kryeministri i parë Aleks Salmond.
Në referendumin në vitin 2014, skocezët e kanë hedhur poshtë pavarësinë me 55 për qind, kundrejt 45 për qind.
Kryeministrja aktuale Nikolla Starxhon pohon se tani është më e madhe siguria që skocezët të votojnë për pavarësi, pasi që në referendumin në qershor me shumicë të madhe e kanë mbështetur qëndrimin në Bashkimin Evropian, ndërsa pjesa tjetër e Mbretërisë së Bashkuar votoi për braktisje.
Starxhen i ka prezantuar Mejit një seri propozimesh të ndërlidhura me pozicionin e Edinburgut për raportet me BE-në, duke e përfshirë edhe variantin që Skocia t'i ruajë lidhjet me tregun e vetëm të BE-së në kuadër të Britanisë së Madhe.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail