Prokuroria gjermane kërkon dënim me burg për një anëtare të mitur të SHI-sëBerlin, 20 janar 2017 (MIA) - Prokuroria Publike gjermane kërkon dënim me burg gjashtëvjeçar për 16-të vjeçaren Safia.S, e cila është e dyshuar se është anëtare e Shtetit Islamik (SHI). E mitura është e akuzuar se në emër të SHI-së me thikë e ka sulmuar një polic në Hanover vitin e kaluar, ndërsa do të përgjigjet edhe për anëtarësim në organizatë të huaj terroriste. Procesi kundër Safia.S zhvillohet me dyer të mbyllura sepse gjermania me origjinë marokene është e mitur, njoftojnë mediat gjermane, transmeton korrespondenti i MIA-s nga Berlini. Në të njëjtën kohë në Gjermani zhvillohet edhe një proces gjyqësor i një anëtari të SHI-së, 20 vjeçarin Mohamed Hasan.K, i cili është i dyshuar se ka marrë pjesë në planifikimin e një sulmi terrorist gjatë një ndeshje futbolli mes ekipit të Gjermanisë dhe Holandë në Hanover në vitit 2015. Mohamed Hasan.K, ballafaqohet me dënim me burg prej 3 viteve në burg për të mitur .
|