Peskov: Trampi nuk është njeri rusMoskë, 20 janar 2017 (MIA) - Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitrij Peskov deklaroi sot se është e gabueshme të vlerësohet se presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Tramp është "njeri rus". "Ai nuk është njeri i yni, ai është njeri amerikan. Ai është president i SHBA-së", tha Peskov për programin televiziv "Vesti", i cili do të emetohet nesër, njofton TASS. Peskov thekson se "gabimi më i madh i analistëve perëndimorë dhe disa analistëve politik rus, është ajo që Trampin e konsiderojnë si njeri rus".
|