Tetë persona janë gjetur të gjallë në hotelin në Itali të bllokuar nga orteku

Romë, 20 janar 2017 (MIA) - Tetë persona, mes të cilëve ka edhe dy fëmijë, janë gjetur të gjallë nën rrënojat e hotelit "Rigopiano" në Italinë Qendrore, pas dy ditëve të kaluara në borë, pasi të mërkurën, mbi hotel u shemb një ortek, njoftojnë mediat italiane duke iu referuar kumtesës së ekipeve të shpëtimit.
Një përfaqësues i ekipeve të shpëtimit ka deklaruar se tani për tani nuk janë nxjerrë të gjithë gjashtë të mbijetuarit.
Hoteli luksoz, që gjendet në një rajon të largët malor, afër majës Gran Saso, u godit nga një ortek pas serisë së tërmeteve që paraprakisht u ndjenë në rajonin qendror italian Abruco dhe në kryeqytetin e Romës.
Në momentin e shembjes së ortekut, në hotel ka pasur 22 mysafirë si dhe dhjetëra anëtarë të personelit të hotelit.
Hoteli me katër yje është i vendosur në lokacion të largët, deri te i cili, tani pas ortekut, paraqet problem të madh për ekipet e shpëtimit , arritja deri në vendin e fatkeqësisë.
Sipas mediave italiane orteku i cili është shembur mbi hotel ka qenë aq i fuqishëm që e ka zhvendosur dhjetëra metra nga lokacioni i parë i tij fillestar.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail