Prokuroria: Nuk janë përcaktuar lëshime të sigurisë në NicëNicë, 20 janar 2017 (MIA) - Prokurori publik Zhan-Mishel Pretër i hodhi poshtë sot pohimet se autoritetet franceze dhe qyteti i Nicës nuk i kanë zbatuar masat përkatëse të sigurisë në korrik të vitit të kaluar kur një sulmues me kamion i vrau 86 persona në një shëtitore në qytet. Gjashtë muaj pas sulmit, i cili ndodhi më 14 korrik, prokurori Pretër deklaroi se me hetimin nuk është përcaktuar se kjo masakës mund të lidhet me lëshime të sigurisë dhe për këtë padia lidhur me të është hedhur poshtë. Sulmuesi i cili është vrarë në të shtënat me policinë, i identifikuar si Mohamed Boulel (31), është banor i Nicës me origjinë nga Tunizia.
|