Merkeli nuk do ta ndjekë inaugurimin e Trampit Uashington, 20 janar 2017 (MIA) - Kancelarja gjermane Angela Merkel nuk do ta ndjekë ceremoninë për inaugurimin e Donald Trampit për president të ri amerikan. Në atë kohë, ajo do të jetë në hapjen e muzeut të ri në qytetin Postdam. "Qeveria gjermane do të ndjekë me interes fjalimin e Trampit", deklaroi zëdhënësi i Merkelit, Shtefan Zajbert. Ai theksoi se Kabineti pret bashkëpunim të mirë me administratën e re amerikane.
|