Gjermanët me mendim negativ për Donald Trampin

Berlin, 19 janar 2017 (MIA) - Hulumtimi i opinionit publik i publikuar sot tregon se numri më i madh i gjermanëve janë pesimistë për politikat e Donald Trampit në marrëdhëniet me Evropën, njofton korrespondenti i MIA-s nga Berlini.
Sipas anketës së agjencisë hulumtuese "Kivej" vetëm një numër i vogël i gjermanëve kanë mendim pozitiv për presidentin e ri amerikan i cili sot zyrtarisht do të bëhet president i SHBA-së. Vetëm 5,2 për qind e të anketuarve për Trampin vlerësojnë se është freski ndërsa për 11 për qind ai është karakter i hapur me të cilin lehtë mund të gjendet mirëkuptim.
Të tjerët prej gjithsej 3.000 të anketuar kanë mendim negativ për liderin amerikan. Pothuajse një e treta (32%) vlerësojnë se ai është i paparashikueshëm ndërsa 27 për qind thonë se Trampi është i rrezikshëm.
Ata që vlerësojnë se Trampi është dukuri negative janë anëtarë të të gjitha partive politike. Për pjesën më të madhe të Socialdemokratëve dhe "Të gjelbërve" Tramp është i rrezikshëm ndërsa për rreth 40 për qind të anëtarëve të CDU të Merkelit ai është i paparashikueshëm.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail