Të paktën pesë të lënduar nga shpërthimi në një ndërtesë në rajonin e ParisitParis, 20 janar 2017 (MIA) - Të paktën pesë persona janë lënduar, prej të cilëve dy janë në rrezik pasi u rrëzuan dy katet e ndërtesës në një periferi të Parisit. Shpërthimi ka ndodhur në një ndërtesë me tri katre në Bulonj-Bijankur, Ot de Sen, në rajonin e Parisit, transmeton korrespondenti i MIA-s nga Parisi. Në vendin e incidentit ka shumë zjarrfikës të cilët akoma tentojnë ta shuajnë zjarrin e shkaktuar nga shpërthimi. Shkak për shpërthimin supozohet të jetë rrjedhja e gazit edhe pse mediat franceze njoftojnë se në ndërtesë ka pasur ndërhyrje ndërtimore.
|