Jozef Shtiglic: Gjermania duhet ta kryesojë opozitën ndërkombëtare kundër Trampit

Berlin, 20 janar 2017 (MIA) - Në një intervistë për gazetën "Virtshaftvohe" fitues i çmimit Nobel për ekonomi, Jozef Shtiglic thotë se Gjermania duhet ta kundërshtojë presidentin e SHBA-së, Donald Tramp ose bota perëndimore do të ballafaqohet me kolaps, transmeton korrespondenti i MIA-s nga Berlini.
"Premtimet kundër marrëveshjeve për tregti të lirë që i dha Trampi në fushatën parazgjedhore mund ta rrënojnë edhe ekonominë gjermane e cila në mënyrë dominuese varet nga eksporti", thotë Shtiglic sipas së cilit nëse Gjermania dëshiron që modeli i saj të mbijetojë duhet të luftojë.
Sipas nobelistit ka shumë dëshmi empirike pas tezave ekonomike të Trampit i cili është kundër importit të lirë të prodhuesve të huaj në SHBA ndërsa nuk e kundërshton eksportin e prodhuesve amerikanë jashtë kufijve.
"Ai mund të lë përshtypjen se është puritan ideologjik por zoti Tramp para së gjithash është njeri i cili dëshiron të bëjë biznes. Në fund pragmatizmi do të fitojë para ideologjisë", thotë Shtiglic për atë se sa është e mundur që premtimet parazgjedhore të bëhen realitet.
Megjithatë nobelisti paralajmëron se ekziston rrezik pasi që Tramp beson në argumentet e veta ekonomike në të cilat ka shumë lëshime. Shtiglic thotë se ekziston rreziku të gjithë atë që vendet perëndimore e kanë bërë në 60 vitet e fundit të rrënohet për shkak të politikave të Trampit përveç nëse ato nuk i kundërshtojnë bashkërisht vendet perëndimore në radhë të parë Gjermania por edhe Partia republikane kandidat i së cilës për president ishte Donald Tramp.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail