Të paktën 16 persona kanë humbur jetën pasi që një autobus me nxënës është përplasur në një shtyllë në ItaliRomë, 21 janar 2017 (MIA) - Të paktën 16 persona kanë humbur jetën kur një autobus me nxënës me targa të Hungarisë mbrëmë është përplasur në një shtyllë në autostradën në pjesën veriore të Italisë dhe është djegur, kumtoi mëngjesin e sotëm shërbimi zjarrfikës. Rreth 36 udhëtarë të lënduar janë dërguar në spitalin në Verona, ndërsa druhet se numri i viktimave mund të rritet. Në autobus kanë udhëtuar nxënës nga Hungaria në moshën mes 14 dhe 18 vjeçare. Mes viktimave mund të jetë edhe shoferi, i cili është shtetas francez. Fëmijët janë kthyer nga Franca, ku kanë qenë në ekskursion. Në autobus ka pasur rreth 50 udhëtarë. Tash për tash nuk dihen shkaqet e fatkeqësisë.
|