Peskov: Për përgatitje të takimit mes Putinit dhe Trampit nevojiten muajMoskë, 21 janar 2017 (MIA) - Presidenti rus Vladimir Putin është i gatshëm që të takohet me kolegun amerikan Donald Tramp, por për përgatitje të këtij takimi nevojiten muaj, e jo javë, deklaroi sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov. "Kjo nuk do të ndodh javët e ardhshme. Shpresojmë se në rastin më të mirë mbledhja do të mbahet muajt e ardhshëm", theksoi Peskov. Sipas tij, Putini padyshim është i gatshëm për atë takim.
|