Sandej Tajms: Londra ka heshtur për testin të dështuar me raketë bërthamore të gjuajtur nga një nëndetëse

Uashington, 22 janar 2017 (MIA) - Qeveria britanike e ka fshehur informacionin rreth një testi të dështuar të një rakete bërthamore gjatë qershorit të kaluar, shkruan gazeta "Sandej Times".
Testi i dështuar ka ndodhur vetëm pak javë para një votimi kyç në parlament rreth financimit të forcës raketore "Trident" që do të vendosej në një nëndetëse.
Duke cituar burime anonime në marinën britanike, gazeta shkruan se raketa ka pësuar "dështim katastrofal" ne bregdetin e shtetit federal amerikan të Floridas. Ky është testi i parë bërthamor për Britaninë brenda katër vjetësh.
Burimi i gazetës ka thënë se dështimi ka shkaktuar "panikë në nivelet më të larta të qeverisë dhe ushtrisë".
Kryeministrja britanike, Teresa Mej e cila është votuar në këtë pozitë vetëm pak javë pas këtij dështimi, ka kërkuar nga parlamenti që të miratojë shumën prej 49 miliardë dollarëve për një sistem të ri "Trident", gjatë votimit që është mbajtur më 18 korrik.
Ajo megjithatë nuk e ka përmendur testin e dështuar gjatë fjalimit të saj në parlament.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail