Marin Le Pen: BE-ja është e vdekur por këtë ende nuk e di

Berlin, 22 janar 2017 (MIA) - Bashkimi Evropian është eksperiment i pasuksesshëm dhe për këtë arsye duhet të përfundojë, deklaroi liderja e partisë djathtiste franceze Fronti kombëtar dhe kandidate për presidente të Francës, Marin Le Pen.
"BE-ja është e vdekur, por ende nuk e di për këtë. Përjetoi mossukses në çdo pikëpamje: në atë ekonomik, social, ndërsa papunësia është në nivel të lartë. Mossukses ka edhe në planin e sigurisë për shkak se BE-ja nuk është në gjendje t'i mbrojë kufijtë e saj dhe nuk mund të na mbrojë nga terrorizmi", deklaroi ajo për gazetën gjermane "Bild".
Nëse eksperimenti ka mossukses të tillë duhet të përfundohet me të, vlerësoi Le Pen.
Ajo theksoi se në rast të fitores në zgjedhjet në Francë, do të kërkojë nga Brukseli një sërë kufizimesh që u dedikohen kufijve kombëtarë, ekonomisë dhe të drejtës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail