Një polic plagoset në këmbimzjarr në BelfastBelfast, 23 janar 2017 (MIA) - Një polic i Irlandës Veriore u plagos nga armë zjarri në Belfast, në sulmin i cili u karakterizua si terrorist. Federata policore e Irlandës së Veriut kumtoi se një pjesëtar i saj u plagos në këmbimzjarrin terrorist në Belfast. Këmbimzjarri ka ndodhur në një pompë të benzinës në pjesën veriore të qytetit. Polici u pranua në spital, por ai nuk është në rrezik për jetë. Autoritetet arrestuan një burrë 36-vjeçar, i dyshuar për sulmin. Situata në Irlandën Veriore është e tensionuar për shkak të krizës aktuale politike. Në rajonin britanik do të mbahen zgjedhje në mars pas prishjes së koalicionit mes nacionalistëve irlandez nga Shon Fejn dhe Partisë Unioniste Demokratike.
|