Thirrje për pjesëmarrje në punëtori muzikore kreative për fëmijë dhe të rinj

Shkup, 11 qershor 2015 (MIA) - Festivali i filmit dokumentar kreativ "Makedoks" dhe qendra kulturore "Kulla" shpallën thirrje për pjesëmarrje në seminarin muzikor kreativ për fëmijë dhe të rinj, që do të mbahet prej datës 22 deri më 24 të këtij muaji në Kurshumli An.

Pjesëmarrësit e paraqitur do të kenë mundësi të përpunojnë instrumente nga perimet, pemët dhe materiale të ndryshme, të cilët do të mësojnë  t'i përdorin  që të prodhojnë zëra. Thirrja është e hapur për të gjithë fëmijët e interesuar  të moshës prej 7 deri në 15 vjet të cilët do të donin të mësojnë në mënyrë kreative t'i transformojnë materialet e përditshme që të krijojnë muzikë.

Qëllimi i punëtorisë është të bashkojë mendje kreative të të rinjve dhe t'ua ofrojë bukurinë e ritmit dhe muzikës. Prejse instrumentet do të përpunohen,  do të punohet në melodi të ndryshme të cilat fëmijët së bashku do të mësojnë t'i kompozojnë. Krahas kësaj, instrumentet do të instalohen  dhe do të incizohet zëri të cilin e nxjerin që të bëhet melodia ose takti ndaj bazës të së cilës do të ndërtohet  linja harmonike. Pas përfundimit të pjesës muzikore, parashikohet  instrumentet të shtrydhen ose përgatiten që së bashku të shërbehemi  me lëng natyral, ëmbëlsira dhe gjella të larme.

Mentorë të punëtorisë janë Sasho Alushevski, Ivan Antiq dhe Sandra Jovanovska, si pjesë e ekipit të "Makedoks" dhe Filis Sinanoska nga qendra kulturore Kulla.

Të gjithë të interesuarit mund të paraqiten  përmes dërgesës të të dhënave nga fëmijët e tyre  në hakfin@gmail.com  më së voni  deri më 18 qershor. Për pjesëmarrje në punëtori nuk nevojitet përvoja paraprake në fushën e muzikës, ndërsa numri i pjesëmarrësve është i kufizuar në 20.

Punëtoria është e përkrahur nga Ambasada holandeze.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail