Pianisti Volfgang Majnc merr pjesë në Verën e ShkupitShkup, 29 qershor 2015 (MIA) - Pianisti gjerman Volfgang Majnc nga Nirnbergu - Gjermani, sonte me fillim në orën 20:30 në Muzeun e Qytetit të Shkupit do të mbajë koncert në kuadër të Verës së Shkupit.
Ai para publikut do të interpretojë vepra të cilat i përkasin romantizmit gjerman dhe rus - muzikë nga Shuman, Mendellson dhe Rahimnjikov.
Volfgang Majnc ka lindur në vitin 1960. është fitues i shumë çmimeve prestigjioze në garat ndërkombëtare për piano. Repertuari i tij përfshin më shumë se pesëdhjetë koncerte me orkestra dhe program muzikor ekstensiv solo dhe kamertale të cilat lëvizin nga Bah e deri në muzikë bashkëkohore.
Së bashku me kolegun e tij Rolf Plage kanë krijuar duet në piano dhe janë fitues të shumë çmimeve për duet në piano.
Pjesëmarrja e Majnc në Verën e Shkupit realizohet në bashkëpunim me Gete Institutin.
|