Përurohet biblioteka e rinovuar "Stale Popov"-ShkupShkup, 9 nëntor 2015 (MIA) - Në kuadër të shënimit të 70-vjetorit të Bibliotekës së qytetit "Vëllezërit Milladinovci - Shkup, sot është përuruar biblioteka e rinovuar "Stale Popov".
U.d. drejtoreshë e Bibliotekës së Qytetit "Vëllezërit Milladinovci" Gordana Petrevska theksoi se biblioteka është rinovuar me mjete të Qytetit të Shkupit. Informoi se biblioteka nuk ka punuar gjashtë muaj për shkak të rikonstruksionit. Në mesatare, siç tha, brenda një viti jepen gjashtë mijë libra dhe ka nga 460 deri në 500 lexues.
"Kjo bibliotekë është e hapur në vitin 1961. Ka filluar me fond librash prej 3.000 libra dhe 300 lexues", theksoi Petrevska.
Nesër është parashikuar lëshimi në përdorim i bibliotekës së rinovuar "Karposh", ndërsa nesër mbrëma me fillim në ora 19 do të ketë "mbrëmje të lexuesve". të mërkurën në mesditë do të ketë takim me pensionistët.
Shëninimi solemn i jubileut do të jetë të enjten, 12 nëntor në bibliotekën ku është parashikuar që të drejtohet u.d. drejtoresha Gordana Petrevska dhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski.
|