Xhaferri realizoi takim me аmbasadoren e Austrise, Renate Kobler dhe të Holandës, Vauter Plomb

Shkup, 14 janar 2016 (MIA) - Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Musa Xhaferri, sot ka realizuar takim me ambasadoren e Austrisë në vendin tonë, Renate Kobler, si dhe me ambasadorin e Mbretërisë së Holandës në vendin tonë, Vauter Plomp.

Në këtë takim, zëvendëskryeministri Xhaferri dhe ambasadorja Kobler diskutuan rreth situatës politike në vend, në veçanti për Marrëveshjen e Përzhinos, implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, procesin e integrimit dhe temat tjera që janë në interes të përbashkët.

Zëvendëskryeministri Xhaferri, siç njofton Kabineti i  tij e ka informuar ambasadoren Kobler për dinamikën e zbatimit të Marrëveshjes së Përzhinos, duke u ndalur në përgatitjen e Analizës për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit që është pjesë integrale e marrëveshjes së arritur në muajin qershor.

Në këtë rast, zëvendëskryministri Xhaferri potencoi se Marrëveshja e Përzhinës duhet të zbatohet në tërësi dhe në muajin prill të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe vendi të dalë nga kjo krizë politike.

Me këtë, shtoi ai, hapet rruga e Maqedonisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Gjithashtu, në këtë takim u bisedua edhe për zbatimin e reformave në sfera të ndryshme, që janë të domosdoshme në procesin e integrimit të vendit.

Ndërkaq, ambasadorja Kobler theksoi se Austria mbetet përkrahëse e Maqedonisë në anëtarësimin e saj në strukturat euro-atlantike, NATO dhe BE.

Dy bashkëbiseduesit konstatuan se marrëdhëniet në mes dy vendeve janë të mira dhe se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Situata politike në vend ka qenë temë dominuese edhe në takimin që zëvedëskryeministri Xhaferri e realizoi me ambasadorin e Mbretërisë së Holandës në vendin tonë, Vauter Plomp.

Edhe në këtë takim, zëvendëskryeministri Xhaferri përsëriti qëndrimin për zbatimin në tërësi të kësaj marrëveshje që do të nxjerrë vendin nga kriza politike dhe njëkohësisht do të hapë rrugën drejt anëtarësimit në familjen evropiane, njofton Sektori për marrëdhënie me opinionin pranë Sekretariatit për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail