Ademi në takim joformal të ministrave për çështje evropiane në Amsterdam

Shkup, 12 prill 2016 (MIA) - Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Arbër Ademi dje ishte pjesëmarrës në takimin joformal të Këshillit për punë të përgjithshme të ministrave për Çështje Evropiane të BE-së, në organizim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Holandës Bert Koenders në funksionin e kryesuesit me BE-në.

Në darkë, informojnë nga SÇE u diskutuan zhvillimet e fundit në Bashkimin Evropian.

"Në serinë e takimeve joformale bilaterale me kolegët e tij nga Shqipëria, Bullgaria, Turqia si dhe përfaqësues të Malit të Zi, Sllovenisë, Kroacisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, shkëmbyen mendime rreth ngjarjeve të fundit aktuale politike në vend, me fokus të veçantë rreth përgatitjes së zgjedhjeve dhe ngjarjeve lidhur me  kufirin mes Maqedonisë dhe Greqisë", kumtoi SÇE.

Në takimin e veçantë bilateral në ministrinë për punë të jashtme të Mbretërisë së Holandës, bashkëbiseduesit u interesuan për përgatitjen e zgjedhjeve të ardhshme duke theksuar se vetëm zgjedhjet kredibile me rezultate të pranuara Maqedonisë do t’i sigurojnë kthim në rrugën euroatlantike.

"Zëvendëskryeministri u falënderua për mbështetjen e deritanishme të Mbretërisë së Holandës duke përfshirë edhe kohën e kryesimit me BE-në, dhe theksoi se migrantët dhe refugjatët treguan se sa është e rëndësishme që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë të integruar në BE sa më shpejtë", theksohet në kumtesën e SÇE-së.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail