Alpinizën, turizmi malor, i banjave, transitor - llojet më perspektive të turizmit në Maqedoni

Shkup, 21 janar 2017 (MIA) - Turizmi malor, i banjave dhe transitor, janë tre llojet e turizmit që në Maqedoni kanë potencial të madh. Sipas punonjësve turistik, nuk janë të vogla mundësitë edhe për zhvillim të alpinizmit, të shpellave, gjuetisë dhe turizmit religjioz.
Siç thonë nga Shoqata e hotelierisë dhe turizmit pranë Odës ekonomike, fitimprurëse mund të jenë edhe turizmi i kongreseve, sportiv dhe rekreativ.
"Tek ne dominojnë turizmi i liqejve dhe qytetit me fokus në Shkup si destinacion kulturor. Por, në pajtueshmërisë të perspektivave dhe mundësive, turizmi i banjave dhe transit janë kyçe dhe shteti duhet të përqëndrohet tek ato sepse potencialet disponuese në këtë segment janë të mëdha, ndërsa nuk janë mjaftueshëm të shfrytëzuara", theksoi zëvendës-kryetari i Shoqatës Sllavço Siraçevski.
Maqedonia ka pesë deri në gjashtë banja të cilat kanë qenë aktive në të kaluarën, por tani, thekson Siraçevski, një pjesë e tyre janë harruar.
"Kezhovica në Shtip tërësisht është shkatërruar, ujërat e ngrohta të Banjës afër Koçanit shfrytëzohen për ujitje të serrave, banja e Katllanovës investoi në modernizim, por shfrytëzohet kryesisht për mjekim, por jo edhe për turizëm klasik, Banjat e Dibrës kanë investuar shumë, por infrastruktura që të mbërrihet deri atje është jashtëzakonisht e keqe, ndërsa banjat e Negorit dhe 'Car Samoill' shfrytëzohen vetëm për mjekim", thekson zëvendës-kryetari i Shpqatës.
Lidhur me turizmin transitor, thekson, nuk është ndërtuar asnjë hotel nëpër shtrirjen e Korridorit 101 ose në akse tjera rrugore nëpër vend ku kalojnë mysafirë të huaj. "Nuk ka restorant, bujtore, motel,..., nuk ka kushte për pushim, e as që ka këmbimore diku nëpër rrugë", thotë Siraçevski.
Shton se 'Sollunska Gllava" dhe Korabi janë vetëm disa nga majet atraktive, ndërsa në Maqedoni ka më shumë se 20 me mbi 2.000 metra lartësi mbidetare.
"Ka kushte, por nuk është zhvilluar as turizmi i gjuetisë edhe pse Jaseni është mundësi e shkëlqyeshme për këtë. Maqedonia nuk e zhvilloi në nivelin e kënaqshëm edhe turizmin religjioz për shembull si Serbia dhe Rumania të cilat atij i janë përkushtuar shumë. Deri në Kokino, sado që të jetë e rëndësishme, ende nuk ka rrugë të kalueshme, nuk ka restorant, toalet, reklamë adekuate", vlerëson Siraçevski.
Nëse vendi dëshiron dhe ka qëllim që t'i realizojë projeksionet e definuara në Strategjinë deri në vitin 2021 - turizmi të marrë pjesë me pesë për qind në BPV, fillimisht, sugjeron Shoqata, duhet të rritet bashkëpunimi midis institucioneve shtetërore dhe biznes sektorit në drejtim të krijimit të përbashkët të politikave, të pengohet konkurrenca jolojale nga të ashtuquajturit "njeriu agjencitë" dhe të ngrihet vetëdija për higjienën si një nga postulatet themelore për zhvillim të turizmit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail