Ushqimi nga Maqedonia pasuri e fshehur, thotë blogerja Lishai KauferShkup, 22 janar 2017 (MIA) - Ushqimi i Maqedonisë është pasuri e fshehur dhe meriton vëmendje më të madhe. Ky është titulli i blogut që e publikoi Lishai Kaufer, PR konsulente për ushqim dhe pije, i agregatorit për lajme Hafington Post. Për Kauferin, si respektuese e pasionuar e kuzhinës dhe person me përvojë shumëvjeçare në gastronomi, ushqimet nga Maqedonia janë, siç thotë, një nga më të preferuarat në botë. Rakia, trofta e mbushur e Ohrit, fasule në tavë, sarma, lakrori dhe tullumbat, janë "specialitetet" të cilat i thekson Kaufer në blog, duke i kualifikuar si "ushqim i cili do të bisedojë me stomakun tuaj dhe do të jetë këngë për shpirtin tuaj".
"Britania e Madhe është stërmbushur me kënaqësi kulinare nga e gjithë bota, por nëse i pyesni njerëzit se çka do t'ju ofronin për darkë, me siguri do t'ju përgadisin ushqime nga brumi, pica, hamburger. Në pëllëmbë kemi kuzhina të huaja të jashtëzakonshme. Për fat të keq, nuk kemi dëgjuar për ato. Unë jam në mision të theksojë disa nga më të preferuarat e mua në korniza botërore, ndërsa do të fillojë me më pak të njohurën Maqedoninë", thekson Kaufer. Ushqimi nga Maqedonia, shton, është nën ndikim të Mesdheut dhe Lindjes së Afërt, i begatuar me shije dhe shumëllojshmëri por, njëkohësisht është modest. "Shumë receta janë përgatitur në të njejtën mënyrë me shekuj, janë bartur nga gjenerata në gjerenatë përmes zakoneve dhe fshehtësive të vjetra të cilët sot i kemi lehtë dhe menjëherë të kapshme", shkrun blogerja.
Gjithë teksi i Lishai Kaufer mund të lexohet në http://www.huffingtonpost.co.uk/lishai-kaufer/macedonian-food-is-a-hidd_b_14242948.html.
|