LSDM: Todorov nuk e ka respektuar udhëzimin për grip që e ka nënshkruar

Shkup, 22 janar 2017 (MIA) - LSDM-ja sot ka akuzuar se ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov nuk e ka respektuar udhëzimin për grip që vetë e ka nënshkruar më 27 shkurt të vitit 2015.
"Në të Todorov, rekomandon sipas mundësisë vaksina falas për grip për grupet e rrezikuar të qytetarëve, shëndeti i të cilëve mund të rrezikohet, por në vend të kësaj, janë marrë dhjetëra, mijëra vaksina më pak se e nevojshmja, si dhe ato që janë blerë, qytetarët i kanë paguar madje dyfish më shumë nga çmimi blerës", theksoi Zllate Mehmedoviq, anëtar i Komisionit për shëndetësi të LSDM-së, në konferencën për shtyp.
Sipas tij, Todorov në udhëzim e ka theksuar shembullin e Finlandës ku vaksinë falas marrin persona, të cilat mund të kenë pasoja të rrezikshme nga gripi: gra shtatzëna, persona më të moshuar se 65 vjeç, fëmijë të moshës nga 6-35 muaj dhe grupe tjera të rrezikshme të qytetarëve.
Edhe vaksinën e furnizuar me çmim prej 171 denarëve, shtoi, qytetarët e kanë paguar nga 400 denarë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail